Cameron: Sulmet ndaj Houthit u kryen pas paralajmërimeve të përsëritura NULL NULL 04.02.2024 12:13 04.02.2024 12:13 David Cameron. Foto nga arkiva. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron ka thënë se sulmet e ShBA-së dhe Britanisë ndaj objektivave Houthi në Jemen u kryen pas “paralajmërimeve të përsëritura”. Cameron u shpreh se sulmet e Houthi ndaj anijeve ndërkombëtare ishin kërcënuese dhe sipas tij, duhet të ndalen, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Mbretëria e Bashkuar dhe ShBA-ja kanë kryer sulme të mëtejshme ndaj objektivave ushtarake Houthi”. “Ne kemi lëshuar paralajmërime të përsëritura për Houthis. Veprimet e tyre të pamatura po vënë në rrezik jetë të pafajshme, duke kërcënuar lirinë e lundrimit dhe duke destabilizuar rajonin”, ka shkruar ai në “X”.