Shpërthen vullkani në Islandë dhe ua vë flakën shtëpive NULL NULL 15.01.2024 07:54 15.01.2024 07:54 Disa shtëpi janë kapluar nga zjarri në qytetin e Grindavikut në Islandë pas dy shpërthimeve të vullkanit që kanë ndodhur afër tij. Vullkani ngjau në orët e hershme të së dielës duke derdhur llavën në këtë qytet të peshkimit. Për momentin të gjithë banorët janë duke u evakuuar nga Grindaviku. Një shpërthim kishte ngjarë edhe në dhjetor të vitit të kaluar, e që kishte shtyrë autoritetet që të krijojë barriera për ta përballuar llavën, por disa prej tyre janë prishur pas kontaktit me të.