Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmi raketor i Hezbollahut vret një grua dhe djalin e saj izraelit

NULL NULL
14.01.2024 22:53
Sulmi raketor i Hezbollahut
Sulmi raketor i Hezbollahut

Një grua e moshuar izraelite dhe djali i saj janë vrarë në një sulm me raketa të Hezbollahut nga Libani, ka bërë të ditur Izraeli.

Raketa antitank goditi qytetin Kfar Yuval në kufirin verior të Izraelit, duke vrarë Barak Ayalon, 45-vjeçare dhe nënën e tij Miri Ayalon, 76-vjeçar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Më herët ushtria izraelite bëri të ditur se vrau katër persona të armatosur duke u përpjekur të kalonin nga Libani në Izrael.

Kjo vjen pasi zyrtarët shëndetësorë të Hamasit në Gaza thanë se 125 njerëz të tjerë ishin vrarë në sulmet e vazhdueshme izraelite.

Kjo e çon numrin e vdekjeve në Gaza që kur Izraeli filloi sulmet në afro 24 mijë dhe me mijëra të tjerë që besohet se kanë vdekur nën rrënoja.

lajme të ngjashme