Nga përleshja në “Bajram Bahtiri” ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër (VIDEO) NULL NULL 11.01.2024 21:42 11.01.2024 21:42 Plagosja në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, 11 janar, 2023. Foto: Klankosova.tv I plagosuri i cili është shtrirë në QKUK, është jashtë rrezikut për jetë. Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Govori. Ai ka treguar se pacienti është i plagosur në ekstremitetet e poshtme. Nga përleshja që ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri”, i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, i cili ndodhet në arrati. Kështu mësojnë burime të Klan Kosova nga terreni. Lidhur me këtë mediumi është duke provuar që ta konfirmojnë plagosjen edhe të personit tjetër, që besohet të jetë nga njëri prej dy grupeve që shkëmbyen zjarr në drejtim të njëri-tjetrit. Paraprakisht nga Policia e Kosovës është konfirmuar plagosja e një personi i cili është dërguar për trajtim në QKUK. Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. “Rreth orës 20:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit”. “Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në konfirmim. Të shtëna armësh në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur (VIDEO)