Putini refuzon ofertën e Zelenskyt për një takim “Face to Face” NULL NULL 05.06.2026 18:57 05.06.2026 18:57 Vladimir Putin ka reaguar lidhur me letrën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë se ajo i është treguar, por nuk ka pasur mundësi ta shqyrtojë në detaje. Duke folur në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut, lideri rus tha se letra i është prezantuar një ditë më parë, ndërsa shtoi se vetëm mëngjesin e sotëm ka hedhur një vështrim më të shkurtër mbi të. Sipas mediave ukrainse Putin përmendi gjithashtu se një biznesmen rus është takuar me Zelenskyn në Kiev, duke theksuar se ai nuk ka refuzuar kurrë një takim me presidentin ukrainas, por sipas tij, nuk ka kuptim të zhvillohet një takim vetëm për hir të takimit, transmeton Klankosova.tv. “Ajo që na nevojitet janë marrëveshje dhe rregullime, jo për gjashtë muaj apo një vit, por për një periudhë afatgjatë”, deklaroi Putin, duke shtuar se fillimisht duhet arritur një zgjidhje thelbësore të çështjes. I pyetur nëse do të pranonte një takim me Zelenskyn, Putin u përgjigj shkurt: “Deri tani nuk shoh asnjë kuptim”. Ai iu referua presidentit ukrainas jo me emër, por si “autori i kësaj letre”.