Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pse u deshën 13 vjet që të dalë GTA-ja e re? Shefi i kësaj loje zbulon arsyet

NULL NULL
05.06.2026 18:56

Bosi i Grand Theft Autos, Strauss Zelnick, ka dhënë një shpjegim se pse u janë dashur kaq shumë vite që ta bëjnë edicionin e ri të GTA-së.

GTA 6 pritet të dalë më 19 nëntor të këtij viti, më shumë se 13 vjet që kur kishte dalë pesëshi.

Ai mori fjalën në Konferencën e përvitshme të TD Cowen për Teknologji, Media dhe Telekom, duke dhënë arsyetimet se pse Rockstar Games e vonojnë kaq shumë këtë lojë.

“Ne nuk jemi një kompani që ndjek një ritëm të detyrueshëm publikimesh. Kur iu bashkova Take-Two në vitin 2007, pata th pata thënë se të vetmet lojëra që do t’i publikonim çdo vit do të ishin ato sportive. Nuk do ta bënim këtë me çdo seri tjetër. Nuk donim t’i konsumonim pronat tona intelektuale, sepse kur je vazhdimisht në treg nuk mund të arrish cilësinë që duhet të arrish”, tha Zelnicku.

“Nuk do t’i përmend emrat e serive, por kemi parë disa marka shumë konkurruese që kanë pasur publikime të mira një vit dhe të dobëta vitin tjetër, sepse është jashtëzakonisht e vështirë të ruash vazhdimisht të njëjtin nivel cilësie”.

“Ne vendosëm një standard të ri. Duhet të krijosh produkte që janë të shkëlqyera dhe të krijosh njëfarë pritjeje te konsumatorët, gjë që është pozitive”.

Ai vijoi duke thënë që periudhat e pritjeve i ka përcaktuar koha e nevojshme për të krijuar diçka sa më të mirë që është e mundur.

Nuk kemi thënë kurrë se duhet të ketë një hendek prej një numri të caktuar vitesh mes publikimeve. Ajo që e ka përcaktuar këtë periudhë është koha e nevojshme për të krijuar diçka sa më të mirë që të jetë e mundur për atë pronë intelektuale.”

lajme të ngjashme