KFOR-i stërvit me të shtëna reale NULL NULL 05.06.2026 19:13 05.06.2026 19:13 Karabinierët e Njësisë Speciale Shumëkombëshe (MSU) të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje me të shtëna të vërteta në poligonin “Voloire”, me qëllim përmirësimin e aftësive individuale të qitjes, zotërimin e armëve dhe gatishmërinë operative të personelit. Në një njoftim në rrjetin social Facebook, KFOR-i thekson se aktivitetet e rregullta të trajnimit ruajnë standardet profesionale dhe efektivitetin operacional, duke siguruar që ushtarët të jenë gjithmonë të përgatitur për të përmbushur detyrat e tyre në mbështetje të misionit, transmeton Klankosova.tv. “Aktivitetet e rregullta të trajnimit ndihmojnë në ruajtjen e standardeve profesionale dhe efektivitetit operacional, duke siguruar që ushtarët të mbeten të përgatitur për të kryer detyrat e tyre në mbështetje të misionit të KFOR-it”, thuhet në njoftim. KFOR-i thekson se këto stërvitje ndihmojnë në ruajtjen e gatishmërisë dhe ndërgjegjësimit situacional, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të stabilizuar për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke zbatuar në mënyrë të paanshme mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.