Të shtëna armësh në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur (VIDEO) NULL NULL 11.01.2024 21:06 11.01.2024 21:06 Të shtëna armësh kanë ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes. Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me policinë, por nga të njëjtit ende nuk ka marrë përgjigje. Disa dëshmitar i kanë thënë Klan Kosovës se gjuajtjet kanë zgjatur rreth 10 minuta mes disa personave, derisa thuhet se disa prej tyre me një veturë kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se një person është plagosur dhe është dërguar në QKFM, derisa bëhet e ditur se një veturë është dëmtuar.