Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tentim-vrasja në Pejë: Ndalohen dy persona, njëri nga ta i mitur

NULL NULL
10.12.2023 19:15
POLICIA
Foto ilustruese. Policia

Dy persona, njëri nga ta i mitur janë ndaluar si të dyshuar për vepren penale “Vrasje në tentativë”.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Njëri nga ta është ndaluar për 24 orë, pasi është i mitur, ndërsa tjetri për 48 orë. Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë që të ndërmarrë të gjitha masat për ta ndriçuar në plotni rastin”, tha Nikçi për Klankosova.tv

“Brenda afatit ligjor prokurori do të ndërmarrë të gjitha masat procedurat ligjore”, shtoi ai.

Breshëri plumbash drejt automjetit në lëvizje, mbrëmë pati një tentim-vrasje në Pejë

lajme të ngjashme