OBSH i përshkruan spitalet e Gazës si “një film horror” NULL NULL 01.12.2023 13:49 01.12.2023 13:49 Gaza Rinisja e luftimeve në Gaza ishte ajo që i frikësoheshin më së shumti agjencitë e ndihmës së OKB-së. Këtë mëngjes, një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Gaza i përshkroi skenat në spitalet e territorit si “si një film horror”, edhe para se bombardimet të rifillonin. Në spitalin al-Ahli në qytetin e Gazës, të cilin OBSH e vizitoi gjatë armëpushimit njëjavor, ekipi raportoi se kishte pacientë me “lëndimet më të tmerrshme” e të shtrirë në dysheme duke u rrjedhur gjak, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. OBSH po shpresonte në koordinimin e ekipeve mjekësore të urgjencës për të mbështetur spitalet e Gazës që janë ende duke funksionuar, por thotë se për këtë gjë, tani për tani nuk ka gjasa.