Tajani: Sulmi i Banjskës, akt shumë serioz – dialogoni që sulme të tilla të mos përsëriten NULL NULL 01.12.2023 11:29 01.12.2023 11:29 Antonio Tajani, vicepresidente e coordinatore unico di Forza Italia durante il suo intervento al convegno "Quale Europa nel nuovo scenario economico mondiale" a Napoli. 8 luglio 2022. ANSA/CIRO FUSCO Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ishte akt shumë serioz. Në një intervistë për gazetën italiane “Messaggero Veneto”, ai tha se sulme të tilla nuk duhet të përsëriten dhe se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel duhet të vazhdojë. “Sulmi ndaj Banjskës është një akt shumë serioz që Italia e ka dënuar në termat më të ashpër të mundshëm dhe që nuk duhet të përsëritet. Tani prioritet është rinisja e procesit politik për të shmangur tensionet apo incidentet e mëtejshme”, ka thënë ai, transmeton Klankosova.tv. “Ky ishte mesazhi kryesor që së bashku me BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara, sollëm në Beograd dhe Prishtinë më 21 tetor. Italia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj për të siguruar që dialogu të vazhdojë në mënyrë konstruktive dhe që përplasjet e mëtejshme të parandalohen falë punës së misionit NATO-KFOR, ku vendi ynë është një nga kontribuuesit kryesorë”, theksoi ministri Tajani në këtë intervistë. /Klankosova.tv