OKB: Rreth 46 mijë shtëpi janë shkatërruar në Gaza që nga fillimi i konfliktit NULL NULL 30.11.2023 19:54 30.11.2023 19:54 Gaza Që nga 7 tetori, rreth 46 mijë shtëpi në Gaza janë shkatërruar plotësisht dhe më shumë se 234 mijë janë dëmtuar pjesërisht. Kjo është bërë e ditur në një raport të Kombeve të Bashkuara, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Analiza satelitore vlerësojnë se midis 26 deri në 34 për qind e tyre janë dëmtuar që nga 29 nëntori.