Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dita e zënë e Blinkenit (FOTO)

NULL NULL
30.11.2023 19:51

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka pasur një tjetër ditë të ngarkuar në Lindjen e Mesme – duke shtrënguar duart me një numër figurash të larta në Izrael dhe në Bregun Perëndimor.

Përpara udhëtimit të tij, ai tha se donte të fokusohej në “rrugën përpara” për rajonin.

Vetëm disa nga ata që ai takoi përfshinin Benjamin Netanyahun, Mahmoud Abbasin, Isaac Herzogun dhe Yair Lapidin, ndërsa kryediplomati udhëhiqte një program të ngjeshur.

Ai u tha udhëheqësve izraelitë se duhet të sigurojnë që civilët palestinezë në Gazën jugore të jenë të sigurt dhe nevojat e tyre humanitare të plotësohen përpara se të rifillojnë operacionet ushtarake atje.

Pas takimit me presidentin izraelit Isaac Herzog, Blinken tha se armëpushimi i përkohshëm “po prodhonte rezultate. Është e rëndësishme dhe ne shpresojmë se mund të vazhdojë”.

Në Ramallah me presidentin palestinez Abbasin, dyshja diskutuan “sigurinë dhe lirinë” e palestinezëve të Bregut Perëndimor.

blinken

lajme të ngjashme