Policia gjermane dhe belge kontrollon shtëpitë e simpatizantëve të dyshuar të Hamasit NULL NULL 30.11.2023 18:01 30.11.2023 18:01 Operacionet e kërkimit u zhvilluan në qytetet gjermane të Munster, Nordhorn dhe në Eupen të Belgjikës. Policia në Munster tha se hetimet kishin zbuluar më parë se një burrë 46-vjeçar dyshohet se kishte bërë postime që lavdëronin dhunën në TikTok, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova. Në postime, i dyshuari dyshohet se ka festuar sulmin e 7 tetorit nga Hamasi.