Shkupi gati për t’i bërë bashkë Blinkenin e Lavrovin në takimin e OSBE-së (VIDEO) NULL NULL 29.11.2023 11:52 29.11.2023 11:52 Shkupi Blinkeni dhe Lavrovi Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për Këshillin e 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Ky organizim do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut prej sot deri më 1 dhjetor. Aty do të marrin pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov. Ukraina do ta bojkotojë takimin e OSBE-së në Shkup, shkak Lavrovi Për shkak të pjesëmarrjes së kryediplomatit rus, Ukraina do ta bojkotojë takimin e OSBE-së në Shkup. Edhe ministrat e jashtëm të tre shteteve baltike dhe të Ukrainës thanë të martën se do të bojkotojnë takimin me arsyet e njëjta si të Ukrainës, njofton Klankosova.tv. Të pranishëm prite të jenë 1 mijë delegatë./Klankosova.tv