Shërbimi i burgjeve izraelite thotë se 30 palestinezë u liruan të martën NULL NULL 28.11.2023 22:59 28.11.2023 22:59 Gjithsej 30 palestinezë u liruan të martën nga burgjet izraelite në Damon, Megiddo dhe Ofer, tha shërbimi i burgjeve izraelite. Një autobus që besohet se bartte disa nga palestinezët e liruar është larguar nga burgu Ofer dhe tani ndodhet në Bregun Perëndimor, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Autobusi u pa duke dalë nga burgu në pamjet e drejtpërdrejta të transmetuara në TV Palestine dhe AFPTV. Hamasi liroi 12 pengje – 10 izraelitë dhe dy shtetas tajlandezë – të martën, sipas qeverisë izraelite. Disa nga 10 pengjet izraelite të liruar të martën kanë shtetësi të dyfishtë. Sipas kushteve të marrëveshjes së ndërlikuar Izrael-Hamas, Izraeli duhet të lirojë tre palestinezë për çdo peng izraelit të liruar.