Më shumë se 15 mijë të vrarë në Gaza NULL NULL 27.11.2023 21:11 27.11.2023 21:11 Të vrarët në Gaza. Ka shkuar në më shumë se 15 mijë numri i të vrarëve në Gaza. Në mesin e tyre janë së paku 6 mijë e 150 fëmijë, dhe 4 mijë gra, tha zyra e Qeverisë për media. Zëdhënësi i kësaj zyre shtoi se 7 mijë palestinezë janë ende të zhdukur, nën rrënoja, ose fati i tyre nuk dihet. Në mesin e të zhdukurve janë së shumë se 4 mijë e 700 fëmijë dhe gra, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv. E gjithë kjo erdhi si pasojë e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, që nisën më 7 tetor.