Rikthehet funksioni i repartit të dializës në Spitalin al-Shifa NULL NULL 27.11.2023 21:01 27.11.2023 21:01 Reparti i dializës në Spitalin al-Shifa është duke funksionuar përsëri, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza. Ajo u bëri thirrje pacientëve me dializë në qytetin e Gazës dhe në veri të enklavës që të shkojnë të martën për të marrë trajtim, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv. Sulmet izraelite janë bërë shkak që deri më tani reparti i dializës në spitalin më të madh në enklavë të mos funksiononte.