Papa Françesku në gjendje ‘të mirë, të qëndrueshme’ por vuan nga inflamacioni i mushkërive NULL NULL 27.11.2023 12:24 27.11.2023 12:24 Papa Françesku Vatikani tha se Papa Françesku ishte në një gjendje “të mirë dhe të qëndrueshme”, pasi ai tregoi shenja të shëndetit të rënduar, ndërsa mbajti një lutje tradicionale të Engjëllit përmes një videoje në Sheshin e Shën Pjetrit gjatë fundjavës. “Gjendja e Papës është e mirë dhe stabile, ai nuk ka temperaturë dhe gjendja e tij e frymëmarrjes po përmirësohet dukshëm”, tha zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni. Udhëheqësi 86-vjeçar i Kishës Katolike iu nënshtrua një skanimi CT të dielën që përjashtoi pneumoninë, por zbuloi inflamacion në mushkëri, shkruan Deutche Welle në gjuhën angleze, transmeton Klankosova.tv. Ai “po merr terapi me antibiotikë në mënyrë intravenoze” dhe do të kufizojë aktivitetet e tij gjatë ditëve të ardhshme. Françesku do të udhëtonte në Dubai të Premten për konferencën e klimës COP28 të OKB-së. Papa është trajtuar dy herë në spital këtë vit, fillimisht për pneumoni dhe më vonë ai bëri një operacion të hapur abdominal për një hernie nën anestezi të përgjithshme, duke kaluar nëntë ditë në spital. Një pjesë e njërës prej mushkërive të Papës iu hoq kur ishte i ri në vendlindjen e tij, Argjentinë.