Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sierra Leone nën shtetrrethim pasi të burgosurit janë liruar nga një grup i armatosur

NULL NULL
26.11.2023 13:00
Sierra Leone
Sierra Leone

Sierra Leone është vendosur nën një shtetrrethim mbarëkombëtar pasi njerëz të armatosur hynë në një burg, duke i lënë të burgosurit të lirë.

Të arrestuarit nga burgu Central Padema Road në kryeqytetin Freetown u liruan të dielën në mëngjes, tha një zyrtar në këtë institucion për BBC.

Më herët, personat e armatosur kishin sulmuar një kazermë ushtarake në qytet.

Pas sulmit, Ministria e Informacionit shpalli një shtetrrethim të menjëhershëm dhe rekomandoi “fuqishëm” njerëzit në të gjithë vendin e Afrikës Perëndimore të qëndrojnë brenda, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti i vendit, Julius Maada Bio tha se qetësia është rivendosur dhe ka nisur një gjueti për të gjetur të gjithë personat e armatosur.

Megjithatë, Umaru Fofana i BBC-së, raportoi se ka ende çrregullime në qytet.

Ai kaloi përpara ushtarëve që mbanin armatim të rëndë në një makinë policie të sekuestruar dhe pa të tjerët duke brohoritur se ata kishin në plan të “pastronin Sierra Leonen”.

lajme të ngjashme