Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

10 të vdekur e 22 të plagosur nga një zjarr në një qendër tregtare në Pakistan

NULL NULL
25.11.2023 14:17
pakistan

Dhjetë persona mbetën të vdekur e 22 të tjerë të plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një qendër tregtare në qytetin jugor pakistanez të Karaçit.

“Geo News” tha se zjarri filloi herët në mëngjes në qendrën tregtare shumëkatëshe RJ në qytetin më të populluar të Pakistanit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Kryebashkiaku i Karaçit, Murtaza Wahab Siddiqui, tha në një postim në platformën e mediave sociale X se 10 persona janë vrarë dhe 22 janë plagosur nga zjarri.

Shkaku i zjarrit nuk dihet.

lajme të ngjashme