Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi: Dhuna e sotme, mesazhi më i keq për Kosovën

NULL NULL
09.01.2016 19:07

Hashim Thaçi ministër i jashtëm në  një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar  se dhuna e sotme e përsëritur nga partitë opozitare është mesazhi më i keq i mundshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Kjo dhunë është cenim i rendit kushtetues e ligjor. Është cenim i procesit për liberalizimin e vizave, goditje e re për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për zhvillimin ekonomik dhe për ardhjen e investitorëve të huaj”

“Dhuna e përsëritur sot është atak edhe i mbështetjes së partnerëve të Kosovës: SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s”.

“Kjo dhunë opozitare entuziazmon kundërshtarët e konsolidimit të shtetit të Kosovës.”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme