Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Spanjë: Një javë shtesë pushim, për ata që shkojnë në punë pa makina!

NULL NULL
07.01.2016 22:44

Një kompani në Logroño, Spanjë ka ndërmarrë një nismë interesante: të gjithë punëtorët që shkojnë në punë pa makina do të kenë 10 minuta më tepër pushim në ditë.

Kjo gjë bëhet për t’i inkurajuar punonjësit që të shkojnë në punë me çdo mjet të mundshëm veç makinës. Aq më mirë nëse mjeti tjetër veç makinës është një biçikletë. Kjo është tentuar tashmë në vende të ndryshme dhe një kompani në Lograno ka vendosur që të jap një javë shtesë pushime për punonjsëit që shkojnë në punë me biçikletë.

“Është një sistem inkurajimi ku të gjithë punëtorët që vijnë për në punë pa makinë do të marrin 10 minuta pushim çdo ditë e cila duke u grumbulluar bëhet në një javë shtesë të pushimeve vjetore,”shpjegon Jaime Caballero, një punonjës i kompanisë. “Dhe ne nuk kemi ndërmarrë vetëm këtë nismë nëse punonjësit përdorin sistemin e ndarjes së makinës me të tjerë do të jepen 6 minuta pushim në ditë”.

Qëllimi i kësaj nisme është “Të përmirësoj efikasitetin e veprimtarisë së kompanisë, mirëqenien e punëtorëve të ruaj mjedisin, si dhe të sjell përfitime të qëndrueshme të lëvizshmërisë në këto tri shtylla”. Knight thotë se nisma të tilla si kjo aktivizojnë trupin dhe trurin e punëtorëve, reduktojnë ankthin dhe stresin, si dhe i lejon ata që shkojnë në punë me biçikletë të kenë më shumë kohë për të menduar, ul kostot dhe natyrisht  sjell më shumë argëtim pasi i lidh njerzit me mjedisin e natyrshëm i bën më tepër human dhe më  të lumtur. ”

Por jo vetëm kaq. Masa të tilla sjellin përfitime për kompanitë gjithashtu. Sipas Knight, “të shkosh në punë me biçikletë ul vizitat mjekësore të puntorëve, aktivizon trupin dhe mendjen dhe i bën më efikas, në të njëjtën kohë mund të mendohet edhe për zgjidhjen e problemeve nga një këndvështrim tjetër, e cila na bën më kreativ më inovativ .Një përfitim tjetër është që kjo zvogëlon hapësirën që kompanitë duhet të rezervojnë për parkim, duke qenë në gjendje që atë hapsirë ta përdorin për biznesin e tyre. ”

Me këtë nismë kompania JAE synon gjithashtu të promovojë dhe të kërkojë përmirësime në aksesimin e saj në zonën e Cantabria-së aty ku kompania është vendosur. Përpjekja tjetër është që të nxisi në qytetin e Logroño rëndësinë e shtimit të numrit të çiklistëve për të promovuar një mënyrë alternative të lëvizshmërisë e cila është më efikase edhe më e qëndrueshme!

Përfitimiet e kësaj nisme nuk janë të pakta e për më tepër që sjellin vetëm rezualtate pozitive. Le të shpresojmë që edhe në Tiranë të dal ndonjë kompani që të marrë të tilla iniciativa,  mbase atëherë njerzit do ndërgjegjësohen më tepër rreth të mirave që sjell përdorimi i dyrrotakut.. Mapo.al

lajme të ngjashme