Krasniqi jep gjithçka, arrin fitore në vendlindje NULL NULL nga Hekuran Sokoli 06.08.2023 00:32 nga Hekuran Sokoli 06.08.2023 00:32 Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi, ka arritur që të sigurojë fitore në vendlindje. Fitorja erdhi pasi kundërshtari francez, Nadjib Mohammedi, u diskualifikua nga gjyqtari i ndeshjes, raporton Klan Kosova. Ky meç ishte i vlefshëm për versionin WBC, në peshat gjysmë të rënda. 00:53 – Breshëri goditjesh mes Krasniqit dhe Mohammedit Ka nisur rundi i 6-të i përballjes ndërmjet Robin Haxhi Krasniqit dhe Nadjib Mohammedit. Të dy ata janë duke u përballur ashpër në këtë ballafaqim, në kërkim të fitores, raporton Klan Kosova. Ky meç është i vlefshëm për versionin WBC, në peshat gjysmë të rënda. 00:45 – Përballje e ashpër ndërmjet Krasniqit dhe Mohammedit Ka nisur raundi i 4-të i përballjes ndërmjet Robin Haxhi Krasniqit dhe Nadjib Mohammedit. Të dy ata janë duke luftuar ashpër në këtë ballafaqim, në kërkim të fitores, raporton Klan Kosova. Ky meç është i vlefshëm për versionin WBC, në peshat gjysmë të rënda. 00: 35 – Nis meçi i shumëpritur Krasniqi – Mohammedi Ka filluar ndeshja ndërmjet boksierit kosovar Robin Haxhi Krasniqi dhe kundërshtarit francez Nadjib Mohammedi. Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Klan Kosova. Ky meç është i vlefshëm për versionin WBC, në peshat gjysmë të rënda. 00: 25 – Robin Krasniqi ngjitet në ring Boksieri Robin Haxhi Krasniqi është ngjitur në ring dhe është gati për meçin më të veçantë në karrierën e tij të bujshme. Krasniqi do të ballafaqohet me kundërshtarin Nadjib Mohammedi në meçin e vlefshëm për versionin WBC, në peshat gjysmë të rënda, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 9 orë më parë
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 10 orë më parë
Kosova Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës 10 orë më parë