Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

EULEX: Nuk kemi pranuar letër nga Vuçiq për policët e arrestuar

NULL NULL
nga Albert Bajrami 19.06.2023 17:02
EULEX
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX. Foto ilustruese

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), e ka demantuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq të dielen tha se i kanë ofruar një letër EULEX-it rreth arrestimit të tre policëve të Kosovës.

Por, kjo u mohua nga ky mision.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, EULEX tha se nuk kanë pranuar asnjë letër nga presidenti serb.

Derisa në përgjigje thuhet se lidhur me këtë çështje kanë kërkuar informacione nga Ministria e Brendshme e Serbisë.

“Kemi kërkuar dhe kemi marrë përgjigje nga Ministria e Brendshme e Serbisë”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it për Klankosova.tv

“EULEX-i është në kontakt edhe me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in në lidhje me këtë rast”, thuhet tutje në përgjigje.

Tre pjesëtarë të policisë së Kosovës janë arrestuar nga Njësia Speciale e Serbisë para disa ditësh.

Kjo ngjarja ka shkaktuar reagim të madh në opinionin publik vendor dhe ndërkombëtar.

Ata po mbahen si të paraburgosur në Kralevë.

Shtetet e mëdha kanë kërkuar lirimin e tyre pa kushte./ Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme