Fotografia që tregon realitetin e shekullit XXI NULL NULL 01.01.2016 17:00 01.01.2016 17:00 Viti 2015 ishte i mbushur me fotografi që lanë shenjë dhe prekën shumë persona. Imazhet e refugjatëve duke kaluar kufirin e aktet terroriste në zemër të Evropës prodhuan fotografi shumë prekëse, transmeton Klan Kosova. Por, është edhe një fotografi që u shkrep larg vendeve fatkeqe por që bëri shumë persona të mendojnë se më shumë vëmendje u kushtohet jetës virtual se sa reale. Është kjo fotografi e shkrepur nga fotografi John Blanding më 15 shtator të 2015-ës në premierën e filmit Black Mass. Në këtë fotografi është “ngrirë” momenti kur mbërrin trupa e aktorëve e të gjithë ama të gjithë të pranishmit kanë në duart e tyre telefonat e menqur për t’i fotografuar aktorët. Ajo që vihet re më shumë është një grua e moshuar e cila është e vetmja që me të vërtetë po e shijonte atë moment. Pra e moshuara ishte pa telefon të menqur në mesin e të gjithë të tjerëve që nuk e shijuan momentin, por preferuan ta shikojnë përmes ekranit të telefonit.