Kur Babadimri është mysliman (VIDEO) NULL NULL 25.12.2015 12:30 25.12.2015 12:30 Rambo Vlogs është një djalë mysliman që dje ka shpërndarë dhurata për Krishtlindje për të gjithë të pastrehët e qytetit të tij. “Jeta është shumë e padrejtë për të pastrehët e unë jam për fat të mirë në një pozitë më të mirë se të pastrehët kështu që mendova se do të ishte mirë që të bëhesha Babadimër e tu dhuroja dhurata”. Në video shihet se si Vlogs, mban shumë dhuruata që janë batanije dhe të githëve ia dhuron nga një kartolinë për t’i uruar të gjithëve festën e Krishtlindjeve, transmeton Klan Kosova. Në mesin e atyre që fituan dhuratë ishte edhe Teddy një 47 vjeçar që është është i pastrehë tash e 12 vjet dhe Catherine 61 vjeçare që ka jetuar në rrugë për 21 vjet. “Dua që të shpërndaj dashuri e dua t’i bëj njerëzit të vlerësojnë këtë, e jam shumë i lumtur që e kam bërë këtë video dhe do të vazhdoj të shpëndajë barazi”, u shpreh Vlogs. Kjo nuk është hera e parë që Vlogs përmes veprimeve të tij i surprizën të tjerët. Muajin e kalaur video e tij bëri bujë sepse pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris ai kishte dal në rrugë për të kërkuar përqafime. Qëllimi i tij është që të tregojë se jo të gjithë myslimanët janë terrorist.