Studimi: Moslarja e dhëmbëve shkakton Alzaimer NULL NULL 23.12.2015 19:00 23.12.2015 19:00 Nëse nuk tregoni kujdes maksimal për higjeinën orale, mund të rrezikoni që të prekeni nga sëmundja e shekullit, Alzaimer. Një grup shkencëtarësh, nga “ University of Central Lancashire” kanë dalë në këtë përfundim pasi kanë studiuar një grup prej 20 personash që kishin probleme me dhëmbët. Pjesa më e madhe e tyre, kishin dhëmbët e palare, por nga ana tjetër sëmundjen e ndihmonin edhe mikrobet që mbajnë çamçakëzët, shkruan tvklan.al. Edhe kërkimet që u bënë tek kafshët kanë konfirmuar të njëjtin përfundim si tek qeniet njerëzore, se bakteriet që dëmtojnë gingivat e gjejnë lehtësisht rrugën për të shkuar në tru dhe për të vrarë neuronet. Doktori Sim Singhrao tha për “The Sun” se në kushte të tilla vizitat e vazhdueshme tek dentisti dhe higjiena vetjake janë më të rëndësishme sesa mund të keni menduar më para. Sëmundja Alzaimer, është “tharja” e një pjese të trurit, që sjell probleme me kujtesën, të menduarit dhe sjelljen gjë që ndikon drejtpërsëdrejti në jetesën normale të individit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.