Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çka po e vret marrëdhënien e një çifti? – E zbulon terapistja

NULL NULL
06.04.2023 09:40
çiftet

Një trapiste ka zbuluar gabimin e madhe që bëjnë çiftet e që shkakton prishje në marrëdhënien e tyre.

Sinead Smyth nga Alameda, Kaliforni, ka punuar si trapiste martese dhe familjare për 23 vjet, dhe pretendon se shumica e çifteve kanë të njëjtën gjë të përbashkët.

Ajo thotë se shumë nga problemet e tyre rrjedhin nga ato që bërtasin gjatë debateve, kur interesi i tyre kryesor është të mbrojnë veten e tyre dhe jo të kuptojnë këndvështrimin e partnerit. Duke folur për Today, ajo tha: “Në nxehtësinë e një debati, nuk do të dalë mirë. Kështu që unë zakonisht kontrolloj veten, i jap vetes tre sekonda”.

Sinead, e cila punon në Qendrën e Marrëdhënieve në East Bay, u kërkon çifteve të rishqyrtojnë fjalët e tyre nëse i thonë vetëm për të lënduar partnerin e tyre.

Ajo tha se është e rëndësishme të mbani mend se gjithmonë do të ketë mosmarrëveshje në marrëdhënie, por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund t’i zgjidhni ato pa ngritur zërin dhe pa menduar për fjalët tuaja.

Kur flet për mbajtjen e një marrëdhënieje të shëndetshme, ajo thotë se truku më i madh që përdor me burrin e saj është politika e “kthimit drejt”. Kjo do të thotë të anoni në një bisedë ose të angazhoheni plotësisht në një bisedë kur partneri juaj ofron një “ofertë për lidhje”, duke i ofruar atyre vëmendjen që u nevojitet në atë moment.

Ajo pretendon se kjo u mundëson partnerëve të afrohen më shumë ndërsa ata po mësojnë se si të komunikojnë me njëri-tjetrin në një nivel më të thellë, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Sinead Smyth has 23 years experience on the job

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme