Dënimet e KPM-së: Presidentja e IFJ-së mbështet mediat kosovare (VIDEO) NULL NULL 22.06.2026 20:36 22.06.2026 20:36 Nga 6 mbledhje sa mbajtën krejt, në 5 prej tyre gjobitën media e në një dhanë vërejtje. Bordi i ri i Komisionit të Pavarur të Mediave nga 15 maji e tutje lëshoi dorën me dënime, duke ua rënduar mediumeve funksionimin normal. Për këtë, televizioneve në krah u doli fillimisht Asociacioni i Gazetarëve, e të hënën edhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve. Këta vlerësojnë se masat financiare s’duhet përdorur për të kufizuar zërat kritikë. Në mesazhin publik, kreu i organizatës që përfaqëson reth 600 mijë profesionistë të medais, theksoi se gazetaria e lirë nuk mund t’i nënshtrohet diktatit. Nga vendimet e KPM-së të javëve të fundit, mediat kosovare u gjobitën me dhjetëra mijëra euro, si masë ndëshkuese për siç u pati thënë shkelje gjatë fushatave zgjedhore. Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim: