Pse duhet ndryshuar statusi i lidhjes në Facebook? NULL NULL 23.12.2015 15:00 23.12.2015 15:00 Në ditët e sotme, edhe pse është diçka virtuale e për shumë kë e parëndësishme, ndryshimi i statusit të lidhjes në Facebook, shihet si hapi i parë drejt një marrëdhënie serioze. Sipas një studimi të kryer nga Computers and Human Behavior, njerëzit që e ndryshojnë statusin e tyre në Facebook kur janë në një lidhje, kanë gjasa për ta bërë marrëdhënien më serioze. “Individët që i kanë zyrtarizuar lidhjet e tyre romantike në Facebook, raportojnë se ndjehen më të përkushtuar dhe se marrëdhëniet e tyre janë më të forta, më të forta se e atyre që nuk e kanë bërë një gjë të tillë”, thonë autorët e këtij studimi, shkruan Bustle, transmeton Klan Kosova. Me anë të këtij studimi shpjegohet se personat që e ndryshojnë statusin e lidhjes së tyre në Facebook, nga “single” në “një marrëdhënie” vendosin që këtë gjë ta bëjnë së bashku, dhe kjo zyrtarisht nënkupton se ky është hapi i parë drejt një marrëdhënie serioze.