Festa deri në detaje (Foto) NULL NULL 22.12.2015 19:30 22.12.2015 19:30 Thonjtë e mi ju urojnë Gëzuar… Kur sheh disa femra me duar aq të kuruara e me thonj të lyer shumë bukur thua: Ahh sa bukur kështu do t’i bëj dhe unë thonjtë… E nëse ende si keni bërë, tani jemi në periudhë festash e lejojani vetes tuaj të përkëdheleni deri në detaj. Living do t’ju japë disa ide se si dhe thonjtë tuaj të jenë në festë. Nga tradicionalja e kuqja me ngjyrën e floririt deri tek ato më ekstravagante do të shihni poshtë shumë modele, nga më të thjeshtat deri tek ato më të ndërlikuarat. E nëse nuk doni që thonjtë tuaj të bien kaq shumë në sy dhe preferoni më shumë modelet e thjeshta, si thoni për këtë ide? Gjashtë modelet e më poshtme janë më të guximshme, më anë të të cilëve të gjithë do t’i shikojnë thonjtë tuaj.