Sonte në Klan Kosova dhe Artmotion, dueli Jakaj vs Nikoliq NULL NULL nga Emanuell Syla 24.03.2023 17:51 nga Emanuell Syla 24.03.2023 17:51 Sonte nga ora 20:45 direkt në Klan Kosova dhe Artmotion transmetohet mbrëmja e boksit që zhvillohet në Austri. Aty lufta kryesore do të zhvillohet në mes të boksierit kosovar Bernardin Jakaj dhe serbit Marko Nikoliq. Jakaj është i pamposhtur, ka 13 fitore, ndërsa Nikoliq 30 fitore e 2 humbje. Kjo luftë është paraparë të zgjas 10 raunde me nga 3 minuta. Po këtë mbrëmje, në ring do të ngjiten edhe boksierë të tjerë kosovarë.