Bëjini dhuratat vetë NULL NULL 22.12.2015 14:00 22.12.2015 14:00 1. Personalizoni gotat me bojëra permanente (markers); Shkruani apo pikturoni diçka që ju flet ju dhe mikut tuaj. Mund të përdorni edhe bojëra pikturash (nëqoftëse keni) dhe mbasi të shkruani apo pikturoni futeni në sobë dhe ngroheni me 190°C për 40 minuta. Më pas fikeni sobën dhe lëreni gotën të ftohet pa e nxjerrë, për të evituar krisje. 2. Mund t’i përdorni këto bojëra edhe mbi pjata, fixhanë, etj për të personalizuar një set enësh. Është shumë e thjeshtë, mjafton të përdorni markers ose bojëra permanente të cilat janë të sigurta dhe se dëmtojnë ushqimin. 3. Qëndisni mbi portrete. Përdorni pe për të nxjerrë në pah gjëra të caktuara nga një foto si; buzet apo syzet e diellit apo çfarë t’ju pëlqejë ju, dhe qëndisini sipër kontureve. 4. Përdorni makarona dhe manikyr për të bërë bizhuteri. Fëmijët (dhe të rriturit) do ta pëlqejnë shumë këtë avancim të bizhuterive të cilat prej manikyrit që do të përdoret si bojë do të duken më të lustruara dhe të rafinuara. 5. Përdorni kanaçe të ndryshme si organizues tavolinash vintage, sugjerohen sa më të mëdha në mënyrë që të kenë sa më shumë hapësirë për mjetet. Mund të printoni ose pikturoni imazhe të tjera mbi to. 6.Mund të përdorni manikyrin me xixa mbi çdo gjë ! Portofol i zi? Syze me skelet të zi? Të mërzitshme? Jo më. Manikyri me xixa është aty për ne për t’i dhënë jetë çdo gjëje, madje edhe sugjerimeve të mësipërme mund t’u shtohet, shkruan shije.al. 7. Pritni karton në shirita dhe improvizoni shenjuesit më të bukur të librave. Në krye të shiritit bëni një vrimë dhe mund të përdorni fill apo spango për të bërë një xhufkë. Mund edhe të aplikoni ngjitëse të nxehtë nën një kopsë të lezetshme për ta ngjitur atë me një kapëse letrash. Kapësen e kapni te fleta e librit dhe kokën e saj ku është kopësa e lini jashtë. 8. Në një kavanoz të cilin mund ta zbukuroni sipas dëshirës apo më idetë që sapo lexuat, mbusheni me ëmbëlsira të vogla Krishtlindjesh, recetat e të cilave mund t’i gjeni në faqen tonë dhe janë shumë të lehta për t’u bërë. Disa opsione janë: biskotat e fatit me mesazhe për mikun tuaj brenda, nutella shtëpie, babagjyshët luleshtrydhe, brigadeiro braziliane, etj. /shije.al