Fotografi të jashtëzakonshme mbi shumë metra lartësi NULL NULL 28.12.2015 22:00 28.12.2015 22:00 Fotografi Jay Philbrick dhe gruaja e tij Vicki marrin klientët e tyre për disa fotografi “të tmerrshme” në një shkëmb mbi 100 metra mbi tokë në Echo Lake State Park në Neë Hampshire. Ata ulin “subjektet” e tyre poshtë shkëmbit dhe fotografojnë ata të veshur zyrtarisht me një agim madhështor në sfond. “Ajo që më pëlqen të bëjë është të marrë njerëzit dhe ti marrë ata për t’u dhënë atyre një përvojë, jo vetëm disa fotografi të jashtëzakonshme por edhe një përvojë të tillë që ata nuk do të harrojnë”, thotë Jay Philbrick, transmeton Klan Kosova. Bashkëshortja e tij, Vicki është shprehur se shumë njerëz mendojnë se këto fotografi nuk janë reale. Kohë më përpara, Jay ishte një ciceron profesional malor; gjatë fotografive mbi shkëmb ai gjithashtu punon me një fotograf të tretë Justin Macomber dhe një cicerone të vjetër Marc Chauvin, kështu që klientët e tij janë patjetër në duar të mira. Philbricks gjithashtu duan të eksplorojnë gjëra të tjera të pazakontë, si puset e thella apo shpatet e thepisura dëborë.