Gjermani: Shqiptari vret ish-gruan e tij NULL NULL 22.01.2023 17:28 22.01.2023 17:28 Një shqiptar dyshohet se e ka vrarë ish- gruan e tij. Ngjarja tragjike ka ndodhur të shtunen në Gjermani, në fshatin Markdorf në Baden Wurttenberg. 47-vjeçari kishte shkuar në vendin e punës tanimë të së ndjerës. Sipas raportimeve të mediave gjermane, bëhet e ditur se burri kishte qenë i dehur kur e kishte qëlluar 44-vjeçaren. Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në paraburgim, u bë e ditur nga një komunikatë e përbashkët e Policisë së Ravensburgut dhe prokurorisë së Konstanzës, përcjell Klankosova.tv Organet e rendit bëjnë të ditur se po punohet për zbardhur krimin. Sipas tyre, dyshohet se ngjarja ishte parë nga ana e dëshmitarëve, por se ishin larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia. Policia i fton të gjithë ata që kanë informacione lidhur me ngjarjen që të japin ndihmën e tyre lidhur me rastin. Gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes. Motivet e ngjarjes tragjike ende mbeten të paqarta, përcjell Klankosova.tv/Klankosova.tv