Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si u sulmua ekipi i Klan Kosovës nga personat e maskuar në veri? (VIDEO)

NULL NULL
nga Haris Ademi 19.12.2022 20:17

Në pamje të parë, situata është e qetë te barrikada e parë në fshatin Zubq të Zubin Potokut. Madje këtej edhe po patrullon KFOR-i, në lëvizje. Por posa largohen dy veturat, shfaqet grupi që fshehurazi po i vëzhgonte lëvizjet e të gjithëve.

Personat e maskuar fillojnë të hedhin gurë dhe sulen në drejtim të ekipit të Klan Kosovës. Megjithatë, nuk arrijnë të shkaktojnë lëndime e as dëme në veturë. Me këtë rast tash po merret policia, ndërsa ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Ndërkohë, më i sigurt është terreni te barrikada në Rudar të Zveçanit. Këtu po ruan KFOR-i me pikë statike. Ndërsa në mesditë ka edhe qarkullim të serbëve lokalë, që kryejnë rituale fetare te varrezat.

Barrikadat që po u pengojnë edhe banorëve të këtushëm, s’kanë lëvizur fare që 10 ditë. Rrjedhimisht, edhe shumë punë, për të cilat përdoren këto automjete, s’janë kryer këtë kohë. Shumica e automjeteve të vendosura në veri të vendit janë të ndërmarrjeve publike, ndërsa disa kamionë janë të kompanisë “Standard”, drejtor i së cilës është kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Disa prej tyre, janë edhe donacion prej Bashkimit Evropian.

Policia ka njoftuar se edhe pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak mbesin të mbyllura, deri në lirimin e dy magjistraleve për qarkullim.

lajme të ngjashme