Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Petkoviq i reagon Kurtit: Po tallet me Marrëveshjen e Brukselit

NULL NULL
18.12.2022 13:26
Petar Petkoviq
Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovë Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti jo vetëm që siç tha ai “po tallet me Marrëveshjen e Brukselit, por edhe po e bën një gjë të tillë haptazi edhe ndaj Rezolutës 1244”.

Ky reagim i Petkoviqit erdhi pas një deklarate të shefit të ekzekutivit kosovar që e dha gjatë një interviste për gazetën gjermane “Spiegel” ku e cilësoi si qesherake kërkesën e Serbisë për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë, raporton Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv.

“Në Prishtinë, as nuk e dinë se çfarë është OKB-ja, sepse nuk kanë shkuar dhe nuk do të lëvizin përtej korridoreve të këtij institucioni, nëpër të cilin bredhin në mënyrë komike çdo vit. Prandaj është për të qeshur fakti që Kurti edhe përpiqet të interpretojë Rezolutën 1244 dhe kërkesën për kthimin e forcave të sigurisë serbe në Kosovë. Kjo çështje thjesht nuk ka të bëjë me Albin Kurtin”, ka theksuar Petkoviq.

Kurti: Tensionet në veri shkak i panikës së Beogradit

 

lajme të ngjashme