Kurti: Tensionet në veri shkak i panikës së Beogradit NULL NULL 18.12.2022 10:33 18.12.2022 10:33 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth situatës në veriun e Kosovës. Kurti në një intervistë për gazetën gjermane “Spiegel” tha se situata e tensionuar në këto zona është shkak i panikut nga Beogradi. Ai tha se Aleksandar Vuçiq, po dëshiron ta kthejë Serbinë sikur në të kaluarën por ky tren tashmë ka ikur, duke referuar kështu kërkesës për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë. Shefi i Qeverisë së Kosovës theksoi se kjo kërkesë është qesharake, përcjell Klankosova.tv “Duket se Vuçiqi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, tha Kurti. “Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, theksoi ai.
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months