PE mbështet kërkesën e studentëve shqiptarë, miraton amendamentin për shqipen NULL NULL 17.06.2026 23:51 17.06.2026 23:51 Parlamenti Evropian, në seancën e zhvilluar sot, ka votuar edhe amendamentin që lidhet me përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të Jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut. Në raport theksohet se autoritetet e Maqedonisë së Veriut duhet ta trajtojnë me urgjencë këtë çështje, ndërsa njëkohësisht kërkohet që protestat e studentëve të mos paraqiten si lëvizje destabilizuese apo si veprime me prapavijë politike. “I bëjmë thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si në ligj ashtu edhe në frymë, dhe të mos i paraqesin në mënyrë të pasaktë protestat e studentëve si të motivuara politikisht apo si një faktor destabilizues”, thuhet në amendamentin e miratuar nga PE. Disa ditë më parë, përfaqësues të grupit të studentëve protestues në Shkup zhvilluan takim me përfaqësues të PE-së, ku shprehën pakënaqësinë e tyre për mosrespektimin e gjuhës shqipe dhe për moslejimin e zhvillimit të provimit të jurisprudencës në shqip./Albeu.com