Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministria e Jashtme iraniane: Prania e Izraelit në Liban shkel marrëveshjen

NULL NULL
17.06.2026 23:53
Foto: Reuters

Ministria e Jashtme e Iranit ka thënë se prania e vazhdueshme e Izraelit në Liban do të ishte një “shkelje” e marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës.

Sipas televizionit shtetëror iranian, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei thotë se do të merren “masat e nevojshme” nëse Izraeli vazhdon të “pushtojë” Libanin, raporton BBC.

Libani është shfaqur si një pikë kyçe “ngërçi” në marrëveshje, derisa Izraeli thotë se nuk është përfshirë, ndërsa presidenti libanez, Joseph Aoun thotë se bisedimet e vendit të tij me Izraelin janë “të pavarura” nga marrëveshja ShBA-Iran.

Por, Irani dhe ndërmjetësi Pakistan këmbëngulin se një armëpushim në Liban mbetet thelbësor për memorandumin e mirëkuptimit që do të nënshkruhet nga zyrtarët amerikanë dhe iranianë.

lajme të ngjashme