Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sadiku: Kurti po synon të krijojë ngërçe të reja politike (VIDEO)

NULL NULL
17.06.2026 23:33

Për rezultatet zgjedhore dhe situatën politike, sonte u diskutua bashkë me Ermal Sadikun e LDK-së, i cili i ka marrë votat e nevojshme për t’u ulur në karrigen e deputetit në legjislaturën e 11-të të Kuvendit.

Ai komentoi veprimet e kryeministrit në detyrë dhe njëherit liderit të VV-së Albin Kurtit, në lidhje me partitë opozitare.

Sadiku tha se me lëvizjet e fundit, Kurti po pretendon të krijojë ngërçe të reja politike.

“Unë si e lexova situatën, nëse z. Kurti pas rezultateve në Kosovë ku Vetëvemdosje i mori afro 43% dhe numrat nuk ia mundësonin krijimin e qeverisë si i vetmuar, e kishte një gjuhë shumë më të butë, tha se do të bashkëpunojë me partitë opozitare edhe do të ulet me opozitën për ta gjetur një zgjidhje”, tha Sadiku në Klan Kosova.

“Po në momentin kur filloi numrimi i votave me postë dhe atyre në përfaqësitë diplomatike, u pa se filloi ndryshimi i tonit, ndryshimi i qasjes dhe një prej tyre ishte zonja Mihali e cila filloi me deklaratat, me linçimet. Do të thotë u rrit ai apetiti i tyre që të kenë pushtet absolut”, theksoi ai.

lajme të ngjashme