Serbët kërkojnë asociacionin (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 06.11.2022 20:23 nga Flamur Gajtani 06.11.2022 20:23 Në sheshin Car Llazari në Mitrovicë të Veriut, sot u mbajt protestë nga banorët serbë. Aty u mblodhën shumë qytetarë, të rinje të vjetër për të shprehur pakënaqësinë për veprimet e Qeverisë së Kosovës në lidhje me qortimin e banorëve për targat serbe KM. Kryetari i Listës Serbe që organizoi protestën, tha para masës se duan paqe por qeveria e Albin Kurtit, po vepron njëanshëm duke shkelur marrëveshjet e Brukselit për Asociacionin. E Igor Simiq, nënkryetar i LS, kritikoi ndërkombëtarët për presionin që iu bënë pas largimit të tyre nga institucionet kosovare. Derisa kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, që të dielën dha dorëheqje, tha se serbët nuk do të dorëzohen. Drejtori i suspenduar nga Policia e Kosovës, që nuk pranoi të zbatoj qortimin, nuk u pa i penduar. Në protestë pati fjalime edhe të të dorëhequrve nga arsimi, shëndetësia e gjyqësori, teksa pas rreth një ore, qytetarët u shpërndanë të qetë.