Pas Izraelit, Rama shkon në Abu Dabi NULL NULL 25.10.2022 13:11 25.10.2022 13:11 Pas vizitës në Izrael ku u takua me zyrtarë të lartë të shtetit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se ka mbërritur në Abu Dabi, ku do të takohet me presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. “Pas Izraelit, një gjysëm dite në Abu Dabi, për t’u takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan”, ka shkruar Rama, njofton Klankosova.tv.