Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryetari i Odës Ekonomike priti në takim ambasadoren e Maltës, diskutuan për bashkëpunimin bilateral

NULL NULL
15.09.2022 16:42

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot në takim ambasadoren e Maltës për Kosovën, Juliana Scerri Ferrante, me të cilën diskutoi për bashkëpunimin në mes bizneseve të dy vendeve dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi.

Rafuna vlerësoi mundësinë për të kërkuar ura të reja biznesore ndërmjet Kosovës dhe Maltës.

“Bashkëpunimi me Maltën është miqësor e intensiv që nga ditët e para të shtetit të Kosovës. Kosova duhet të mësojë nga përvoja e bizneseve të Maltës me Bashkimin Evropian”, u shpreh kryetari Rafuna dhe shtoi se “bizneset e dy vendeve mund të bashkëpunojnë edhe më shumë në shumë sektorë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ambasadorja u shpreh se mundësitë më të mira të bashkëpunimit ekonomik do të ishin në sektorin e teknologjisë informative, në produktet farmaceutike dhe sistemin shëndetësor në tërësi.

lajme të ngjashme