Arrihet marrëveshja, Kushtrim Gashi mund të aktivizohet ndaj Ballkanit NULL NULL 04.09.2022 16:05 04.09.2022 16:05 Prishtina ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me klubin e Ballkanit, në mënyrë që Kushtrim Gashi të aktivizohet. Një nga transferimet e Prishtinës në këtë verë ishte edhe mesfushori Kushtrim Gashi i transferuar nga Ballkani. Në transferimin e Gashit nga Ballkani te Prishtina, ishte e përfshirë një klauzolë që ai mos të aktivizohet për Prishtinën ndaj Ballkanit, transmeton Klankosova.tv. “Gjithsesi, me marrëveshje mirëkuptimi në mes Remzi Ejupit dhe presidentit të Ballkanit, Arsim Kabashi, i është mundësuar Gashit që të mund të aktivizohet në ndeshjen e sotme ndaj Ballkanit”, thuhet në njoftim. E gjithë vëmendja e futbolldashësve të Kosovës të dielën (sonte) do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku FC Prishtina e sfidon FC Ballkanin nga ora 20:00 në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.