Nënshkruesit pro tërheqjes nga trusti presin të fitojnë në kuvend (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 09.07.2022 20:46 nga Qendresa Sinani 09.07.2022 20:46 U deshtën vetëm 8 ditë, që numri i nënshkrimeve në peticionin për trustin të arrijë dyfishin e pritshmërive. Në krejt Kosovën, për kaq kohë, u mblodhën mbi 21 mijë nënshkrime pro projektligjit për tërheqjen e 30% të kursimeve, njofton Klan Kosova. Megjithëkëtë, për shkaqe teknike, listat me të dhëna nuk u dërguan ende në kuvend. “Duhet të bëhen gati nënshkrimet me projektligj, me nga 3 kopje, kuvendi e dërgon pastaj ne KQZ për t’i verifikuar nënshkrimet a janë të sakta, këto çështje teknike e kanë vonuar deri të mërkurën”, tha organizatori, Adnan Jashari.