Bija e dinastisë së madhe politike greke bëhet raportuese për Kosovë (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 17.03.2022 21:11 nga Besnik Tahiri 17.03.2022 21:11 Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës ka zgjedhur raportuesen e re për Kosovën. Këtë pozitë, asambleja ia ka kërkuar ish-ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakoyaniss, njofton Klan Kosova. Diplomatja e famshme greke, pas marrjes së detyrës, ka thënë që do të angazhohet për vendin, për të cilin do të raportojë, Kosovën, duke shtuar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë të qartë evropiane dhe anëtarësim në mekanizma të tjerë. Të mërkurën, pikërisht asambleja e KIE-së, përjashtoi nga Këshilli anëtaren e saj fuqiplotë Rusinë, duke ia hequr edhe flamurin kombëtar nga shtiza në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg. Këtë zhvillim, por edhe emërimin e Bakoyaniss si raportuese për Kosovën, Hoxhaj i sheh si mundësi të arta të Prishtinës të aplikojë për anëtarësim në organizatën lidere të kontinentit të vjetër për të drejtat e njeriut e demokracisë.