Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bashkimi Evropian me sanksione masive ndaj Rusisë

NULL NULL
25.02.2022 05:33

Bashkimi Evropian ka njoftuar sanksione të reja, të gjera ndaj Rusisë.

Këtë e bëri të ditur Presidentja e Komisionit, Evropian Ursula von der Leyen duke folur për një moment vendimtar për Evropën.

Sanksionet do të synojnë fusha të ndryshme, duke përfshirë sektorin financiar, energjinë, transportin dhe vizat për elitën ruse, tha ajo pas një takimi që përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bruksel, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Von der Leyen tha se masat e miratuara do ta bënin të pamundur për Rusinë blerjen e teknologjisë për të përmirësuar rafineritë e saj të naftës ose pjesë këmbimi për avionët.

“Paketa e sanksioneve masive dhe të synuara  etë miratuara sonte tregon se sa e bashkuar është BE-ja”, shkroi ajo në Twitter.

lajme të ngjashme