Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kampionët në fuqi, Lille presin Nantesin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15: takimi vjen live në Art Sport 2

NULL NULL
27.11.2021 13:00

Java e 15-të e ligës franceze “Ligue 1” vazhdon edhe këtë të shtunë. Me fillim prej orës 17:00, drejtpërdrejt në Art Sport 2, Lille në Stade Pierre Mauroy do të jetë mikpritëse e Nantes, me ballafaqimin që do të filloj në orën 17:00 ku transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 2.

Nuk ka qenë starti më i mirë për kampionët në fuqi ky sezon. Pas triumfit në Superkupën e Francës ndaj Parisit në muajin gusht, djelmoshat që drejtohen nga Jocelyn Gourvennec, për momentin rënditen në vendin e 12-të me 17 pikë. Deri më tani kanë arritur katër fitore, pesë barazime e 5 humbje.

Teksa, një pozitë më lartë në tabelë qëndron Nantesi që kanë një pikë më shumë se Lille, me 18 sosh. Kanë fituar pesë herë, barazuar tre e humbur gjashtë ndeshje deri më tani.

Vlen të përmendet se Lille nuk ka asnjë humbje në pesë ndeshjet e fundit, teksa Nantesi si mysafire këtë sezon ka arritur vetëm një fitore.

Se cilës skuadër i shkojnë tre pikët sot, mbetet të shihet drejtpërdrejt në Artmotion.

17:00  Lille – Nantes  Art Sport 2

lajme të ngjashme